20 dhjetor 2009

Tom Hicks: Klinsman kurrë nuk do ta drejtoj Liverpoolin

Bashkëpronari i Liverpoolit Tom Hicks ka insistuar se Jurgen Klinsman kurrë nuk do ta menaxhoj Liverpoolin përkundër spekulimeve të fundit se gjermani mund të jetë pasuesi i Benitez.
Klinsman ka mardhënie të mira me pronarët amerikanë të cilët në fillim dëshironin ta sjellin atë në Anfield.
Benitez pas spekulimeve është përgjigjur duke thënë se Klinsman kishte dështuar te Bayerni.
Sidoqoftë, këto zhvillime nuk i kanë penguar gazetat angleze si The Sunday Mirror për ta lidhur gjermanin me Liverpoolin. Në fakt, ishte vet Klinsman që pohoi se mund të kalonte në Anfield.
Por, tani doli Hicks, që në pyetjen e bërë nga gazetarët u përgjigj: “ Kurrë.”
“ Nuk e di cilat janë motivet e Klinsman.”
Benitez, tani është nën zjarr pas humbjes të së shtunës nga Portsmouthi 2-0.
Liverpooli ka shkuar në humbjen e shtatë, dhe gjendet 13 pikë prapa liderit Chelsea që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.