22 dhjetor 2009

Tifozët rebelohen kundër lojtarëve dhe stafit

Protesta dhe vërshëllima në shtëpinë e Juventusit, para dhe pas ndeshjes me Katanian. Në “Olimpiko”, autobusi bardhezi u prit me hedhje vezësh. Pas fillimit të ndeshjes, tifozët juventinë i kthyen shpinën fushës për protestë. Atmosfera u bë edhe më e rëndë pas humbjes me siçilianët: jashtë stadiumit rreth 200‑300 mbështetës bardhezinj kënduan kore kundër drejtuesve dhe lojtarëve, duke vendosur edhe një parrullë pro Andrea Anjelit.
Madje një delegacion i tyre paska kërkuar dhe marrë një takim me drejtuesit. Ndërkohë, pas zëvendësimit të Felipe Melos me Salihamixhiçin nga Ferrara në minutën e 32‑të, tifozët e shoqëruan daljen e brazilianit me vërshëllima.