05 dhjetor 2009

Tifozët Bianconer ofenduan përsëri Balotellin

Sonte u zhvillua takimi derbi d’italia mes Juventusit dhe Interit në Olimpico di Torino, dhe tifozët e Juventusit ishin në vend që prej orës 19:30, duke bërë atë që bëjnë zakonisht.

Tifozët e Juventusit edhe kësaj here nuk i dëgjuan thirrjet e presidentit Jean Claude Blanc për të qenë më të sjellshëm, por vazhduan me këngët raciste, të cilat tingëllonin në “ Se saltelli muore Balotelli “ që në shqip do të thotë “ Shpresojmë të vdes Balotelli.”

Lojtari fatmirësisht nuk ishte ofenduar. Por, Balotelli ishte po ai që i provokoi tifozët mysafir kur simuloi në një duel me Felipe Melon, që u përjashtua, duke shkaktuar kacafytje në fushë.