03 dhjetor 2009

Tevez: Gjysëmfinalja e Carling Cup mes Cityt dhe United është një ‘ el Clasico’

Sulmuesi i Manchester Cityt Carlos Tevez është shumë i kënaqur me shortin e Carling Cup, sipas të cilit, rivalët e qytetit të Manchesterit, Manchester United dhe Manchester City do të përballen për një vend në finalen e madhe të Wembleyt.
“ Ky është një ‘el Clasico,” tha ai për Pres Association Sport.
“ Tifozët e Cityt duan fitore dhe ne jemi të gatshëm për ata. Kjo është një sfidë shumë e veçantë për mua.”
City ndeshjen e radhës e ka në premier league me Chelsean dhe Tevez mendon se ky takim do të jetë i vështirë.
“ Do të jetë ndeshje e vështirë pasi që kemi vetëm dy ditë pushim. Sigurisht se do jemi gati dhe dua të shënoj përsëri.” Përfundoi Tevez.