22 dhjetor 2009

Terry: Anglia nuk do ta fitoj KB 2010

Mbrojtësi i Chelseat dhe i Anglisë John Terry ndjen se lojtarët e Fabio Capellos kanë gjasa për të fituar kampionatin botëror, por refuzoi të garantonte se a do ta bënte këtë Anglia.
“ Nuk dua të qëndroj këtu dhe të them,’ Ne do ta fitojmë kampionatin botëror’,” tha ai sipas PA.
“ Ne nuk duam të mos jemi vetvetja. Kemi gjasa, diri në pikën kur lojtarët do të jenë të gatshëm, pasi që kemi mentalitetin e duhur.”
“ Të githë mund të shohin potencialin që kemi, por është e ngjashme me ekipet si Portugalia, Brazili, Argjentina dhe Spanja që gjithashtu janë tepër të forta.”
“ Do të jetë interesant. Njëri prej shtatë ose tetë ekipeve favorite do ta fitoj atë.”
“ Të gjithë thonë se Anglia ka grup të lehtë, por ShBA-të janë kundërshtarë mjaftë të vështirë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.” Përfundoi Terry.