05 dhjetor 2009

Tërhiqet shorti për Kampionatin Botëror

Të premten në Cape Town është tërhequr shorti për grupet e përfaqësueseve që do të ndeshen në Kampionatin Botëror 2010, në Afrikën e Jugut.
32 përfaqësueset janë përfshirë në tetë grupe, nga A deri në H. Kampioni i botës në fuqi, Italia gjendet në Grupin F, dhe do të ketë përballë Paraguain, Zelandën e Re dhe Sllovakinë. Kampioni i Evropës, Spanja është përfshirë në Grupin H, ku do të bëjë gara me Hondurasin, Kilin dhe Zvicrën.
Grup interesant, i ashtuquajturi 'grupi i vdekjes', është Grupi G, ku do të vihen përballë Brazili, Portugalia, Bregu i Fildishtë dhe Koreja Veriore.
Më poshtë përbërja e plotë e grupeve, pas tërheqjes së shortit:
Grupi A Afrika e Jugut Meksika Uruguai Franca
Grupi B Argjentina Nigeria Koreja Jugore Greqia
Grupi C Anglia SHBA Algjeria Sllovenia
Grupi D Gjermania Australia Serbia Gana
Grupi E Holanda Danimarka Japonia Kameruni
Grupi F Italia Paraguai Zelanda e Re Sllovakia
Grupi G Brazili Koreja Veriore Bregu i Fildishtë Portugalia
Grupi H Spanja Zvicra Hondurasi Kili