15 dhjetor 2009

Tek Flamengo deri në qershor

Adriano do të qëndrojë tek Flamengo së paku edhe gjashtë muaj. Këtë lajm e ka bërë të ditur zëvendës presidenti i klubit brazilian, Marcos Braz.
Mirëpo, mundësinë e qëndrimit të ish sulmuesit të Parmës, Fiorentinës dhe të Interit tek Flamengo, e ka konfirmuar edhe shoku i tij i skuadrës, Ronaldo Angelim.
“Adriano më ka thënë se do të qëndronte këtu deri në qershor”, ka shpjeguar Angelim.