04 dhjetor 2009

Tardeli: Kampionët bardhezinj të zgjohen tashmë

Marko Tardeli ka shkruar faqe të rëndësishme në historinë e Juventusit dhe e di mirë sesa mund të ndikojnë kampionët në momentet e vështira. Mesfushori, kampion bote në vitin 1982, ka komentuar situatën e vështirë të ish-skuadrës së tij në këtë moment dhe i ka shprehur bardhezinjve disa këshilla përpara derbit të Italisë, Juventus-Inter, që do të luhet të shtunën në Olimpiko të Torinos: “Skuadra e Hoze Mourinjos është e kompletuar dhe më kompetitive, duke parë që prej vitesh qëndrojnë bashkë. Por, sfida mbetet e hapur, edhe Juventusi ka kampionë, që nëse do të kujtohen se janë të tillë, mund të jenë një vlerë e shtuar për skuadrën. Të shtunën pres të shikoj një ndeshje të bukur”, është shprehur Taredeli. Ndërkohë, nga Afrika e Jugut, në ditët që paraprijnë shortin e Botërorit 2010, nuk ka munguar edhe një batutë e Mishel Platinisë. Presidenti i UEFA-s dhe një ish-lojtar i bardhezinjve ka dashur të dalë në krah të trajnerit bardhezi Ciro Ferrara: “Flitet se Ferrara rrezikon? Vetëm, sespe ka humbur një ndeshje? Nuk besoj. Flas shpesh me Blankun, por kohët e fundit nuk kemi diskutuar për Juventusin”, kanë qenë fjalët e Mishel Platini.