05 dhjetor 2009

Superliga shqiptare, Dinamo nuk di të ndalet

Superliga shqiptare zhvilloi sot tre takime në kuadër të javës së XIII-të.
Këtë javë viktimë e Dinamos kryesuese ishte skuadra e Flamurtarit. Kryeqytetasit fituan në fushën e tyre përballë vlonjateve me rezultatin e ngushtë 1-0, gol i shënuar nga Soza në minutën e 85-të.

Përballje tjetër interesante ishte ajo mes Apolonisë dhe Vllaznisë, ndeshje e cila u mbyll në barazim 1-1. Për shkodranët shënoi Beqiri në minutën e 12-të, ndërsa fierakët barazuan me anë të Metos në minutën e 56-të.

Gramozi pësoi një “shuplakë” brenda në fushën e vet duke u mundur nga Laçi me rezultatin 2-1. Për laçianet shënuan Nora (77’) dhe Jushi (90’), ndërsa për Gramozin shkurtoi shifrat Hyseni në minutat shtesë.

Dje u luajt Kastrioti-Teuta 1-2, nesër do të zhvillohen takimet Skënderbeu-Tirana dhe Besa-Shkumbini.