19 dhjetor 2009

Super Liga, Dinamo udhëton drejt Peqinit

Java e 16-të e Super Ligës shqiptare do të çelet sot me tre takime, ku spikat përballja e Peqinit mes Shkumbinit vendas dhe Dinamos kryesuese.
Ne dy takimet e tjera Flamurtari do të presë Gramozin, ndërsa Laçi do të përballet me Kastriotin.

E diela rezervon të tjera takime interesante. Tirana do të presë Apoloninë e Fierit, ndërsa Besa e vendit të dytë do të luajë në transfertën e vështirë të Skënderbeut. Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” durrsakët e Teutës.

Më poshtë do të paraqesim kalendarin e javës së 16-të.

Sot;

13:30 Flamurtari – Gramozi
13:30 Laçi - Kastrioti
13:30 Shkumbini - Dinamo

Nesër;

13:00 Skënderbeu – Besa
13:30 Tirana – Apolonia
13:30 Vllaznia - Teuta