06 dhjetor 2009

Stuttgart shkarkon trajnerin Markus Babbel

Ekipi nga Bundesliga,Stuttgart ka shkarkuar trajnerin Markus Babbel pas shumë rezultateve zhgënjyese.
Trajneri kishte kontratën deri në vitin 2011 dhe kishe besimin e drejtuesve të Stuttgart por një barazim në shtëpi [1-1] me Bochum shkaktoi shkarkimin e tij.
Skena të zemëruara u shfaqën në NeckarPark(shiko foton,getty images) ku jashtë ishin 2.000 tifozë duke protestuar dhe disa të tjerë u arrestuan.

Kapiteni Thomas Hitzlsperger la të kuptoheshin vështirësitë në zhveshtore kur ai tha: “Nuk do të them se gjërat nuk mund të shkonin më keq.E thashë këtë katër ose disa javë më parë, dhe pastaj u përkeqësuan gjërat”.
Derisa Stuttgart duhet ta konfirmojë shkarkimin,Goal.com Germany raporton se kjo çështje tashmë është e kryer.
Tani klubin gjerman e pret një javë mjaft e vështirë.Të mërkurën një fitore në Champions Legaue kundër Unirea Urziceni mund ti dërgojë në fazat eliminuese përderisa humbja mund ti çojë në Europa League.
Stuttgarti momentalisht në tabelën e Bundesligës gjindet në zonën e rrezikut duke marrë vetëm 12 pikë nga 15 ndeshje të zhvilluara.