23 dhjetor 2009

Studim Fizik – Goditjet e Ronaldos të pandalshme

Në një libër të shkruar nga profesori i universitetit të fizikës Ken Bray, Cristiano Ronaldo është lavdëruar për mënyrën e goditjes së gjuajtjeve të lira të cilat sfidojnë portierët.
Në kapitullin Si të shënohet: Shkenca dhe loja e bukur, Bray elaboron lidhjet shkencore mes futbollit dhe ligjeve të nënës natyrë, duke analizuar trajektoren e topit kur goditet nga goditësit më të mirë të gjuajtjeve të lira –Didier Drogba, David Bekcham dhe Cristiano Ronaldo.
Për CR9, profesori është cituar nga AS:
“ Cristiano Ronaldo i ekzekuton goditjet e lira në një mënyrë të veçantë. Topi rotullohet shumë kur Ronaldo godet, dhe duket si një top basebolli dhe për shkak të kësaj, kjo trajektore është vështirë të ndalet.”
“ Për sytë tanë, disa portierë duken fajtorë, por në të vërtetë ata nuk kanë aspak faj. Nëse goditjet e Ronaldos shkojnë në portë, ato vështirë ndalen. Askush nuk godet kështu, përveç Kieran Richardson i Sunderlandit. Dhe këta gola të shënuar nuk kanë lidhje me fat.”
Diçka që është më brengosëse për portierët është parashikimi i Bray se Ronaldo do ta përmirësoj teknikën e gjuajtjeve të tija, duke i bërë goditjet më precize. Pohimet e Bray vijnë pas një numër studimesh tjera. Disa javë më parë revista gjermane Der Spiegel ka publikuar një studim i cili thoshte se Ronaldo është lojtari më i shpejtë në botë.