22 dhjetor 2009

Skandali, Çelsi në mbrojtje të Territ

Çelsi del në mbrojtje të kapitenit, Xhon Terri, i cili akuzohet se ka organizuar vizita private në qendrën stërvitore të klubit, në këmbim të 11 mijë eurove. Lojtari, që përfiton 190 mijë euro në javë, do t‘u siguronte tri gazetarëve të maskuar si biznesmenë të pasur një "xhiro" sekrete në ambientet e bluve, duke theksuar se paratë do t‘i jepte për bamirësi. I menjëhershëm reagimi i klubit dhe i trajnerit Ançeloti, që theksonin se Terri nuk ka kërkuar asnjëherë të organizojë vizita, apo të përfitojë para.