19 dhjetor 2009

Shtyhet ndeshja Fiorentina – Milan

Ndeshja ndërmjet Fiorentinës dhe Milanit, e caktuar të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 është shtyrë për shkak të motit të keq në Firencë.
Më herët gjatë ditës kishim raportuar se do të mund të shtyhej kjo ndeshja, dhe ashtu siç kemi thënë, ashtu dhe ndodhi.
Staffi i klubit të Fiorentinës dhe punëtorët komunal të Firencës bënë gjithçka të mundshme për të pastruar borën, por një valë e re e borës pasdite shtyu autoritetet e të dyja klubeve që ta shtyjnë këtë takim. Një datë e re ende nuk është caktuar.
Ndeshja tjetër që duhej të zhvillohej nga ora 18:00 Bologna – Atalanta është shtyrë gjithashtu për shkak të motit të keq