03 dhjetor 2009

Shevchenko aksidentohet

Sipas raporteve nga Ukraina, ylli i Dynamo Kievit, sulmuesi Andriy Shevchenko është përfshirë në një aksident automobilistik në rrugët e Kievit sot pasdite.
33 vjeçari e ka përplasur Porchen e tij me një Honda në qendër të kryeqytetit Ukrainas. Asnjëra prej palëve të përfshira në aksident nuk ka marrë lëndime të rënda.
Ish legjenda e Milanit Shevchenko nuk është futbollisti i parë i njohur që ka pësuar aksident. Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema e goditi Audin e tij nëpër disa barriera dhe më pas në një pemë pranë shtëpisë së tij.
Shevchenko shpëtoi nga ky aksident pa lëndime serioze. Sulmuesi me përvojë u rikthye në Kiev për ta ringjallur karrierën.