12 dhjetor 2009

Serie A – debat : Gara për titull, e hapur ?

Kush fliste se gara për titull kishte përfunduar që në Nëntor ?

Juventusi arriti një fitore të artë ndaj Interit, duke i bërë një favor Milanit që është tani vetëm katër pikë prapa Interit.

Si mendoni, si shkoi takimi Juventus – Inter ?

Shumë tension, shumë nervozitet dhe shumë çështje kontraverse brenda përbrenda derbit.

Pas Calciopolit, duelet mes Juventusit dhe Interit natyrisht se nuk janë dhe shumë normale. Përderisa e vërteta e Calciopolit po zbardhet dita ditës, neve na mbetet të flasim vetëm për futboll.

Ferrara padyshim se u ringjall pas ndeshjes me Interin, së bashku me Leonardon. Kjo tregon se trajnerëve të rinj duhet tu jipet kohë, por, edhe pas eliminimit të Juventusit nga CL?

Sidoqoftë, fronti i vetëm serioz për Juven, Serie A, pritet të jetë një garë hundë më hundë me rivalët e përbetuar të Milanit dhe Juventusit. Ferrara është i egër për revansh. Mos haroni, ende nuk është zhvilluar dueli Juventus – Milan.

Gara për titull padyshim se po bëhet dita ditës më drithëruese. Skuadrat e mesme dhe të fundit të tabelës në Serie A dijnë të tregohen mjaft të uritura, shembull – Bari.

Padyshim se lufta në Serie A, si kurrë më parë pas Calciopolit nuk ishte më e nxehtë.

Ferrara e sheh veten në karrigen e tij duke menduar se çfarë të bëj në Serie A pasi që Bayerni ja bëri bajat futbollin, përderisa Mourinho ende e shijon pozitën e parë, në kohën kur Leonardo pret rastin ideal për ta rrëmbyer lidershipin.

Krahas ringjalljes së luftës në Serie A, duhet të përmendet dhe rilindja e Ronaldinhos dhe e Mario Balotellit.

Performanca e Balotellit ndaj Juventusit ishte përzierje e zhdërvjelltësisë dhe agresivitetit, ndoshta për inat të tifozëve të Juves, të cilët i këndonin himne të vdekjes.

Pas sfidës me Juventusin, Balotelli ishte kritikuar aq shumë, sa që mendohej se Mourinho e ka gati atë për tregun e transferimeve.

Por, ndeshja ndaj Rubin Kazanit ishte kruciale për Super Marion. Ai bëri një assist të mrekullueshëm për Eto’on, dhe një gol inkandeshent nga mëse 34 metra. Pas këtij takimi, ai po vërtitet në mendjen e Lippit për kampionatin botëror, përderisa më herët as që nuk ishte në konsideratë. Imagjinojeni reagimin e tifozëve Italian të Juventusit nëse Balotelli luan për kombëtaren Italiane? Thjeshtë e paparashikueshme !

Po kthehemi tek R10 ! Kush është R10? Kush tjetër pos Professor. Doktor. maestros me top De Assis Ronaldinho. Të gjithë e fajësonin për dështimin e Milanit. Sot të gjithë e festojnë. Ai po kthehet në ikonën rosonere pasi që po i përgatit golat për Paton dhe Boriellon në top formë, si me dorë. Thjesht e bukur, zoti i topit po kthehet nw piedestal !

Një gjë dihet, Serie A do të ndryshoj në platformë që nga dita e nesërme…