19 dhjetor 2009

Seria A, sonte përballja Fiorentina-Milan

Java e 17-të e kampionatit italian çelet sonte me dy takime të rëndësishme, Bolonja-Atalanta dhe Fiorentina-Milan.
Përballja e orës 18:00 vë përballë njëra-tjetrës Bolonjën dhe Atalantën, skuadra të cilat kërkojnë t’i largohen zonës së ftohtë.

Spektakli është i garantuar në super ndeshjen Fiorentina-Milan, dy skuadra që ndodhen mes 16 më të mirave të kontinentit. Milani vjen nga humbja shokuese 0-2 brenda në fushën e vet përballë Palermos, dhe një tjetër hap fals do të krijonte një hendek ndoshta të pariparueshëm me Interin kryesues.

Ndërkohë, Fiorentina ndodhet mes skuadrave me nga 24 pikë, të cilat luftojnë për të siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve.

Më poshtë do të paraqesim kalendarin e javës së 17-të, e fundit për këtë vit.

Sot;

18:00 Bolonja-Atalanta
20:45 Fiorentina-Milan

Nesër;

15:00 Roma-Parma
15:00 Xhenoa- Bari
15:00 Juventus-Katania
15:00 Livorno-Sampdoria
15:00 Napoli-Kievo
15:00 Palermo-Siena
15:00 Udineze-Kaljari
20:45 Inter-Lacio