05 dhjetor 2009

Sergio: Zarate do ta heshtë Tottin në derbi

Vëllai dhe agjenti i Mauro Zarates, Sergio, thotë se argjentinasi planifikon të shënojë kundër Romës ashtu që ta lë nën hije kapitenin e Giallorossëve, Francesco Totti, në derbin e kryeqytetit të dielën mbrëma.
“Mauro më ka thënë se do të shënojë kundër Romës. Ai ëndërron që t’ua dhurojë tifozëve fitoren. Fjalët e Tottit? Zarate e heshti atë vitin e kaluar...”.
“E gjithë familja do të jetë në stadium për të shikuar. Mauro dëshiron ta ngritë moralin e Lazios. Ai është i lumtur vetëm se i duhet të shënojë”, ka thënë Sergio për Il Corriere Dello Sport.