19 dhjetor 2009

Seko: Me Ajaksin si të ishte Champions

Drejtori sportiv i Juventusit, Alesio Seko, ka komentuar shortin e Ligës së Europës, që vë përballë "Zonjën" me Ajaksin.
“Do ta përballojmë këtë sfidë me të njëjtin shpirt që kemi treguar në Ligën e Kampionëve. Ndeshjen ndaj hollandezëve do ta presim me qetësinë më të madhe”, u shpreh drejtuesi bardhezi, menjëherë pas shortit në Nion të Zvicrës.

Ashtu si për shumë tifozë juventinë, edhe për Sekon, Ajaksi sjell në mendje kujtime të ëmbla: “Shpresojmë që emocionet e vitit 1996, kur fituam Ligën e Kampionëve, të ndikojnë pozitivisht edhe në këtë rast”.