06 dhjetor 2009

Seedorf kërkon përqendrim kundër Cyrihut

Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, është i bindur se Rossonerët kanë krejt çka iu nevojitet për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Milani është afruar katër pikë prapa Interit në Serie A, ndërsa të martën e zhvillon ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër FC Zurichut, dhe fitorja është e domosdoshme për të siguruar kualifikimin.
“Do ta vizitojmë një fushë të cilën duhet ta respektojmë pavarësisht rezultateve të arritura nga skuadrat tjera në grup”.
“Duhet ta luajmë lojën tonë dhe të tentojmë të dominojmë me mbajtjen e topit. Përgatitja jonë do të jetë shumë e rëndësishme, sepse ne jemi favoritë në letër”, ka thënë holandezi për Sky Sport Italia.