22 dhjetor 2009

Sedorf, tashmë edhe në “New York Times”

Mesfushori hollandez i Milanit, Klarens Sedorf, do të ketë një rubrikë të vetën në edicionin online në gazetës amerikane, ku do t’u përgjigjet lexuesve në lidhje me futbollin.Rubrika në të përditshmen më prestigjoze në botë quhet “Sedorf responds” (Sedorfi përgjigjet) dhe në të, ai ka hapësirë për t’iu përgjigjur një herë në muaj 10 pyetjeve nga lexuesit. Ky bashkëpunim filloi rastësisht, pas një interviste me gazetarin e “NYT”, Geoffrey Marcus.
Sedorf do të shkruajë edhe pas përfundimit të kampionatit dhe është rasti më i mirë për të, që të shprehë mendimet e veta në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë Kampionatin Botëror. Mesfushori do të flasë mbi tema të ndryshme që kanë të bëjnë me sportin, si racizmi, apo përdorimi i teknologjisë në futboll.