17 dhjetor 2009

Secco mbron përforcimet

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, ka insistuar se dy përforcimet më të mëdha të klubit, Diego dhe Felipe Melo, do të tregojnë potencialin e tyre.

Bianconerët shpenzuan afro 50 milionë euro për çiftin brazilian gjatë verës, por ata të dy kanë dështuar të bëjnë ndikimin e pritur prej tyre.

Mirëpo, Secco ka thënë : “Dua të filloj me atë që ishte thënë këtë verë gjatë afatit kalimtar dhe pas fillimit të mirë të sezonit. Atëherë ata ishin të shkëlqyeshëm, ndërsa tani i kritikojnë. Dikush ka problem me memorie”.