27 dhjetor 2009

Scolari refuzon Juven

Luiz Felipe Scolari nuk do të largohet nga skuadra Bunyodkor, për t’iu bashkëngjitur Juventusit, nëse bardhezinjtë vendosin ta shkarkojnë trajnerin Ciro Ferrara.

Forma e dobët e Juventusit nga nxitur spekulime për shkarkimin e trajnerit aktual, ndërsa njëri nga emrat që qarkullojnë për ta zëvendësuar atë është trajneri brazilian.

Mirëpo, në një deklaratë të lëshuar për Globoesporte, Scolari thotë se do ta respektojë kontratën e tij me skuadrën nga Uzbekistani me të cilën planifikon që ta fitojë Kupën e Azisë vitin që vjen.