18 dhjetor 2009

Schwarzer: Fulhami mund ta befasojë Manchesterin

Portieri i Fulhamit, Mark Schwarzer, thotë se asnjë klub nuk është i sigurt në stadiumin Craven Cottage.
Rivali i nesërm i Fulhamit, Manchester United, u mposht me rezultat 2-0 në këtë fushë, ashtu siç kanë rënë viktimë edhe Liverpooli dhe Arsenali.
Schwarzer, ekipi i të cilit është plot vetëbesim pas fitores ndaj Basel në Europa League gjatë të mërkurës, thotë se ata mund ta mposhtin United edhe një herë.
“Neve na pëlqen t’i zëmë në pritë ekipet e mëdha në Cottage. Është një fushë e stilit të vjetër ku turma është menjëherë mbi ju dhe jemi përpjekur të krijojmë një atmosferë e cila është më ndryshe se sa një pamje shoqërore”.
“Ne kemi treguar se mund të mposhtim gjithkënd. Ata do të presin të fitojnë dhe të vazhdojnë garën për titull. Por ne kemi humbur një herë në 10 ndeshje dhe do të synojmë ta ruajmë këtë vazhdë”, ka thënë Schwarzer./