25 dhjetor 2009

Salihi para Ibrahimovicit!

Shqiptari Hamdi Salihi është në qendër të vëmendjes nga mediat e ndryshme austriake e më gjerë. Ai iu ka shënuar të gjitha skuadrave elite në Austri, madje një gol edhe në Europa Leagua, FC Celticut. Faqja e specializuar e statistikave, "imscouting" ka renditur dhjetë sulmuesit më efikas të skuadrave evropiane. Në "Top 10" ndodhet edhe shqiptari Salihi, i cili sipas statistikave ka një mesatare efikasiteti (gjithsej 12 gola, pra 10 gola për Rapidin dhe dy për Riedin) prej një goli në çdo 63,18 minuta lojë. Menjëherë pas Salihit ndodhet Zlatan Ibrahimoviç, që me Barcelonën ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 4 asistime, duke rezultuar vendimtar në çdo 63,60 minuta.