22 dhjetor 2009

Salihi i dyti në renditjen e shënuesve

Futbollisti Hamdi Salihi ka qenë ndër sulmuesit më të rrezikshëm në kampionatin austriak në futboll. Ai luajti me sukses të madh në pjesën vjeshtore me skuadrën e Rapidit të Vjenës. Nga 19 ndeshje të zhvilluara në kampionatin austriak ka shënuar 12 gola ose 10 gola në fanellën e Rapidit. Salihi pozicionohet i dyti në klasifikimin e shënuesve më të mirë me 12 gola, dy më pak se sulmuesi i Lask Linzit, Roman Valner. Është interesanti fakti se Salihi ka luajtur vetëm katër herë si titullar me Rapidin, ndërsa është aktivizuar më shumë si zëvendësues. Po ashtu Salihi pozicionohet i treti në listën e golave të shënuar me kokë me 3 të tillë.