18 dhjetor 2009

Rummenige: Fiorentina short i lehtë

Presidenti i Bayern Munchen Karl-Heinz Rummenige ishte mjaft i kënaqur me shortin e 1/16 të Ligës së Kampionëve dhe e ka bërë të qartë se Bayerni do ta mposhtin Fiorentinën.
“ Definitivisht do të mund të kishte qenë më rëndë. Është një ndeshje që mund të fitohet, por absolutisht nuk duhet ti nënvlersojmë ata. Ne kemi bërë mirë ndaj Fiorentinës në të kaluarën edhe pse ata luajtën shumë mirë në fazën grupore.”
“ Ata mposhtën dy herë Liverpoolin, dhe e mposhtën Lyonin në Firencë. Ne nuk duhet të hyjmë në këtë takim duke menduar se jemi favoritë.”
“ Qëllimi ynë është thjeshtë raundi tjetër, dhe kështu jemi të kënaqur me shortin. Por duhet të luajmë shumë mirë në të dyja ndeshjet. Do të ishte mirë ti merrnim kundërshtart seriozisht, shumë seriozisht.” Përfundoi numri një në Bayern.