08 dhjetor 2009

Rooney fjeti gjatë shortit

Wayne Rooney ka bërë të ditur se nuk e kishte ditur shortin për Kampionatin Botëror, deri pesë orë pas tërheqjes së tij. Shorti për garën e verës së ardhshme në Afrikën e Jugut ishte tërhequr të premten pasdite, por ylli i Manchester United kishte qenë duke udhëtuar drejt Londrës para ndeshjes në West Ham.
Rooney, i cili pritet të udhëheqë sulmin e Anglisë në Afrikën e Jugut, nuk përcolli shortin derisa ekipi i Fabio Capellos u tërhoq në një grup me Algjerinë, Slloveninë dhe SHBA-në. 24-vjeçari ishte i interesuar të pushojë pas ardhjes në kryeqytet, por e kishte zënë gjumi në kohën kur kishte filluar shorti dhe për kundërshtarët e Anglisë ishte informuar nga shokët e tij gjatë natës.
“Më ka zënë gjumi deri në orën 22. Kemi udhëtuar me tren drejt Londrës, ndërsa kemi mbërritur në hotel në orën 17. Jam shtrirë në krevat për të shikuar televizionin, por më kishte zënë gjumi dhe nuk e kam kuptuar shortin deri pesë orë më vonë”, shpjegoi Rooney.
Pasi kishte marrë lajmin për kundërshtarët e ardhshëm të Anglisë, Rooney ishte i lumtur që u ishte shmangur kombëtareve të forta. Por, ai ka theksuar se SHBA do të jetë kundërshtar i vështirë. “Ishte short i mirë. E kam parë SHBA-në duke mposhtur Spanjën në Kupën e Konfederatave. Ajo do të jetë ndeshje e vështirë”, përfundoi Rooney.