17 dhjetor 2009

Ronaldo promovoi librin Dreams come true

Portugezi Kristiano Ronaldo promovoi librin autobiografik në Madrid. “Dreams come true” është titulli i librit, të cilin e shkroi Enrike Ortega, ndërsa përveç portugezit në promovim ishin edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dhe sekretari gjeneral për Sport në Madrid, Hajme Lisavecki.
Kristiano Ronaldo është futbollisti i parë “madrilen”, i cili ka përkrahjen e plotë nga skuadra mbretërore” për publikimin e librit, ku është e përfshirë e gjithë karriera e futbollistit, nga hapat e parë në Portugali e deri në muajt e parë në fanellën e Realit të Madridit.
“Ky është një nder i madh për mua. Ndjehem i privilegjuar që jam futbollisti i parë “madrilen” që ka botuar libër. Shpresoj se ky është vetëm i pari dhe do të pasojnë edhe libra të tjera. Jam shumë i gëzuar për këtë” – tha Kristiano Ronaldo.
Ronaldo te skuadra e Realit arriti gjatë këtij viti nga skuadra e Mançester Junajtedit për një shumë rekord prej 94 milion euro, ndërsa vetëm pas disa muajve të kaluar në “Santiago Bernabeu” arriti që të përfitoj simpatinë e tifozëve të skuadrës me më shumë trofe në Ligën e Kampionëve.
25 vjeçari Ronaldo në gjithsej 11 ndeshje që ka zhvilluar për Realin(La Liga dhe Ligën e Kampionëve) ka shënuar 12 gol