22 dhjetor 2009

Ronaldo: Nuk jam xheloz në Messin

Portugezi Cristiano Ronaldo, tanimë edhe vet e pranon se Lionel Messi është më i miri në botë aktualisht, dhe pret që argjentinasi të jetë fitues i çmimit.
“ Unë do të ndihesha tejet i lumtur nëse e fitoj këtë çmim përsëri. Të gjithë e dijnë rëndësinë e këtij çmimi, dhe se sa është i rëndësishëm ky çmim. Unë jam ndjerë i privilegjuar që e kam fituar vitin e kaluar, dhe jam i sigurt se edhe fituesi i këtij viti do të jetë.”
Sulmuesi foli dhe për lojën aktuale të Manchester United dhe e ka bërë të çartë se United po luan mirë edhe pa atë.
“ Mendoj se Manchester United po luan mjaft mirë pa mua. Ata i humbën dy ndeshjet e fundit, por janë në vendin e dytë në Premier Ligë. Nuk dua të di se çfarë mendojnë njerëzit që nuk jam më atje. Më mungon Manchesteri dhe kam humbur shumë shokë atje, por tani jam në Madrid dhe kënaqem që jam këtu.”
Ronaldo ishte plot lavdata për kampionët e botës Barcelonën duke thënë se Barcelona ishte superiore vitin që shkoi. Sidoqoftë, Ronaldo dëshiron ta përsëris atë sukses dhe me Barcelonën.
“ Mendoj se suksesi është i vetvetës. Barcelona ka fituar gjithçka, është klubi më i mirë për momentin. Është ekip fantastik. Kanë një stil të veçantë të lojës, pasi që lojtarët njihen me vite. Por, në futboll gjithçka është e mundshme dhe ne do të bëjmë më të mirën për të fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan me Real Madridin.”
“ Lionel Messi ka luajtur shumë mirë dhe është lojtar i rëndësishëm për Barcelonën. Ai ndoshta do ta fitoj këtë çmim, por Xavi dhe Iniesta janë gjithashtu të rëndësishëm për Barcelonën dhe meritojnë këtë trofe. Është ekipi që i fiton tituj, dhe jo individët. Barcelona ka fituar gjashtë tituj dhe është ekip i madh.”
“ Secili merr atë që e meriton dhe nuk jam xheloz në Messin. Dua ta komplimentoj atë dhe të nominuarit e tjerë. “
Për kampionatin botëror ai u shpreh:
“ Anglia ka një ekip fantastik me disa lojtarë fantastik. Ishin fantastik në kualifikime dhe kanë një trajner të madh. Ata kanë potencial që të shojnë larg në Afrikën Jugore. Spanja dhe Brazili kanë gjasa të larta që të bëhen kampionë bote.”
“ Portugalia nuk përkrah favoritëve, por mund të befasojmë. Askush nuk e priti se Greqia do të arrinte majen e futbollit europian, por arritën ta shokojnë botën e futbollit. Jam duke menduar se çfarë mund të arrijmë.” Përfundoi Ronaldo.