04 dhjetor 2009

Ronaldo: Nuk e humba gjumin pas humbjes nga Barcelona

Super sulmuesi i Real Madridit Cristiano Ronaldo ka mohuar se humbja ndaj Barcelonës në El Classico ka lënë shenja në jetën e tij.
Futbollisti më i shtrenjtë i planetit ishte cak i kritikave nga shtypi spanjoll i cili e kritikoi atë se ai nuk arriti ta shtyj skuadrën e tij deri te fitorja.
“ E vërteta është që nuk e kam humbur gjumin. Këto gjëra ndodhin në futboll, provova, nuk munda dhe duhet të provoj përsëri.”
“ Ishte një ndeshje e mirë, ne patëm rastet, por nuk i shfrytëzuam. Nuk pendohem, ne do të ngrisim kokat lartë dhe të punojmë për ndeshjen tjetër.”
Ronaldo do të jetë përsëri në aksion pasi që Reali e pret Almerian në Bernabeu.