03 dhjetor 2009

Ronaldo nuk do të luajë kundër Man Utd

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të përballet me Manchester United në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori portugez u largua nga Old Trafford drejt Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës, por mund të përballet me ish ekipin e tij nga shkurti i vitit të ardhshëm.
24 vjeçari ka thënë se nuk dëshiron të takohet me Djajtë e Kuq.
“Nuk dua të luaj kundër Manchesterit. Do të ishte ndjenjë e çuditshme të luaja kundër tyre. Menaxheri Ferguson më ka mësuar shumëçka në karrierën time. Po ashtu kam shokë të mirë atje”, deklaroi Ronaldo.