16 dhjetor 2009

Ronaldo mund të shkojë në Botëror

Pak muaj para fillimit të Botërorit 2010, Brazili konsiderohet si njëri prej ekipeve që mund ta fitojë këtë kompeticion. Potenciali i sulmit të ekipit verdhekaltër është i stërmadh, por Luiz Felipe Scolari, kampion i botës më 2002 me Brazilin, mendon se Ronaldo do të ishte kandidati më i mirë për një vend në Kombëtarë.
“Nëse Ronaldo përmirësohet në planin fizik, mund të jetë personi i duhur për Botëror. Është një djalosh me kapacitet të madh. Shumë njerëz mendonin se ishte i përfunduar, por forca dhe dëshira e tij, u treguan shumë më superiore se të futbollistëve të tjerë”, tha trajneri brazilian për të përditshmen ‘O Globo’.