23 dhjetor 2009

"Ronaldo, i shëndoshë Dinho s‘është deciziv"

Mario Zagallo, fitues i dy botërorëve me Brazilin, një si lojtar dhe një si trajner, jep këshilla për Dungën, në prag të Afrika e Jugut 2010. Ish-trajneri flet për Ronaldon dhe Ronaldinjon. "Ronaldo nëse dobësohet është më i miri se të gjithë, sërish e bën diferencën. Por tani është i shëndoshë, duhet të heqë dorë nga Kombëtarja". Akoma edhe më i ashpër është ndaj Ronaldinjos: "Nuk e meriton grumbullimin. Te Barcelona ishte një nga më të mirët, por me Seleçaon nuk e ka bërë kurrë diferencën, ka lënë shumë për të dëshiruar".