20 dhjetor 2009

Ronaldo i kënaqur me shkatërrimin ndaj Zaragozës

Real Madridi e përfundoi vitin 2009 në mënyrën më të mirë dhe Cristiano Ronaldo shpreson se kjo është një shenjë që gjërat e mira do të vijnë.
Duke folur për Marca pas goleadës nga Los Merengues,Ronaldo tha: “ Shënuam gjashtë gola që ishin të rëndësishëm për besimin tone”.
Ronaldo pastaj pranoi faktin se Real Madridi fitoi ndeshjen përkundër disa lojtarëve kyç që munguan, duke vazhduar “ Munguan lojtarë shumë kualitativë por ata ishin të lënduar”.
“Por edhe të tjerë luajtën shumë mirë. Ata i treguan trajnerit se ka shumë opcione”.
‘CR9’ më pas foli për formën e tij duke thënë se “Ndihem gjithnjë mirë e më mirë.Jam duke shënuar gola të rëndësishëm dhe do të vazhdoj kështu”.
Më në fund Ronaldo uroi fansat e tij për të cilët deklaroi:“Urime Krishtlindjet[ Vitin e Ri] për të gjithë fansat e futbollit. Mendoj se vitin e ardhshëm do të ketë më shumë kënaqësi për ata”.