13 dhjetor 2009

Ronaldinho do të fillojë negociatat për vazhdimin kontratës

Ylli i Milanit, Ronaldinho, raportohet se do të fillojë negociatat për kontratë të re me ekipin italian.
Sipas Tuttosport, bisedat për vazhdimin e kontratës në mes të brazilianit dhe rosonerëve pritet të fillojnë në muajin janar.
Kontrata aktuale e Ronaldinhos skadon në vitin 2011, por ai do të dëshironte ta vazhdojë atë edhe për dy vite të tjera.
I vetmi problem mund të jetë paga e tij aktuale, e cila kap shifrën e 4 milionë funteve në sezon.