03 dhjetor 2009

Roma, Toti në fushë edhe ndaj Bazelit

Trajneri Ranieri konfirmon: Do të luaj me formacionin më të mirë të mundshëm
Mendoj se Toti do të luajë”. Klaudio Ranieri nuk “e toleron” kapitenin e vet dhe përgatitet ta aktivizojë që nga minuta e parë edhe kundër Bazalit për Ligën e Europës, pavarësisht nga derbi i së dielës kundër Lacios. “Nuk mund të bëj llogari, - thotë trajneri verdhekuq, - ne, nesër (sot) në mbrëmje, duhet të fitojë për të kaluar turin, ndaj duhet të zbres në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Besoj se pikërisht Françeskoja do të luajë”. Pas fitores me Atalantën, Roma është kthyer të ëndërrojë pas një fillimi jo shumë të mirë.
Ai që mbetet akoma në dyshim është Daniele de Rosi: mesfushori Romanist është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi në mollëzën e fytyrës, por përkushtimi i dyfishtë, brenda tri ditësh, rrezikon të jetë shumë për të. “Të mendosh që mund të luajë dy ndeshje është e tepërt, ‑ shpjegon Ranieri. - Ndeshjet janë më shumë përkushtuese sesa stërvitjet dhe Daniele mund të ketë nevojë për disa ditë pushim për të luajtur nesër (sot) në Ligë 90 minuta, por derbi është të dielën. Nuk e kam vendosur akoma nëse dhe si duhet ta aktivizoj, nga fillimi apo gjatë ndeshjes”.
Mes problemeve të Romës është sigurisht edhe aspekti mbrojtës. Skuadra vazhdon të pësojë gol në çdo ndeshje, pavarësisht nga rezultatet e mira të periudhës së fundit. “Djemtë po përkushtohen, ‑ argumenton sërish trajneri i Romës, ‑ japin gjithçka, por në aksionin e parë që na bëhet, pësojmë gol. Me sa duket duhet të punojmë shumë”.
Ranieri në fund shpërthen kur duhet të përgënjeshtrojë lajmin mbi një grindje të tij të mundshme me brazilianët e skuadrës, me Sisonjon para së gjithash: “Problem i Romës, ‑ shton ai, ‑ është se kur nuk ka gjë për të shkruar, duhet sajuar diçka. Mua shpesh më vjen të qesh, ka gazetarë që shkruajnë sajesa dhe pastaj vijnë pas dy ditësh tek unë për të më kërkuar konfirmimin. Vazhdoni të thoni gënjeshtra, në 30 vjet karrierë nuk kam pasur asnjëherë një skuadër me kaq djem të mirë. Ju duhet të pastroni futbollin, por u besoni informatorëve të gabuar: verifikojini më mirë lajmet tuaja”.