20 dhjetor 2009

Roma në pozitën e katërt

Giallorossët kanë shënuar fitore prej 2-0 përballë Parmës për t’u barazuar me pikë, por falë golaverazhit kanë zënë pozitën e katërt në tabelë.
Nicolas Burdisso kaloi vendasit në epërsi (48’), ndërsa me golin e shënuar në minutat shtesë (90’+1), Matteo Brighi vulosi fitoren e kryeqytetasve.
Me këtë fitore, Roma gjendet vetëm dy pikë prapa vendit të tretë të cilin e mban Juventusi.