11 dhjetor 2009

Robinho dëshiron që qëndrojë në City edhe dhjetë vjet

Sulmuesi brazilian Robinho thotë se ai është i përkushtuar në Manchester City dhe dëshiron të qëndrojë gjatë te klubi anglez.
Braziliani thotë se dëshiron të mbetet në Ligën Premier edhe për ’10 vite të tjera’ pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme të cilat e lidhin atë me një kalim në Barcelona.
“Çdo ndeshje që luaj, ndjehem më komfort. Shpresoj të vazhdoj të luaj futboll në Angli për një kohë të gjatë. Jam shumë i lumtur këtu dhe e dua Manchester Cityn. Mendoj se do të qëndrojë këtu edhe për 10 vite”.
“Nuk e di, familja ime është e lumtur shumë, fansat më duan dhe unë i dua fansat. Përqendrimi im është në City. Gjithmonë do të ketë spekulime, por unë jam i lumtur këtu”, ka thënë Robinho për BBC.