25 dhjetor 2009

Ringjallen shpresat e Raul për Botëror

Trajneri i kombëtares spanjolle Vicente del Bosque, thotë se kapiteni i Real Madridit, Raul, ka shans për të qenë pjesë e Kupës Botërore në verën e ardhshme.
Raul ka dështuar të gjejë vend në formacionin e parë të ekipit që kur në detyrë ka ardhur trajneri i ri Manuel Pellegrini gjatë verës dhe shanset e tij për të qenë pjesë e kombëtares u dukën pothuajse të shuara.
“Personalisht kam respekt për Raul dhe nuk po flas për shkak të respektit që kam, por ai është një lojtar të cilin mund ta zgjedh”, ka thënë del Bosque.
Një rival i mundshëm i Raul për vend në kombëtare është sulmuesi në formë i Barcelonës Pedro, në të cilin Del Bosque po ashtu llogarit.