18 dhjetor 2009

Ribery mohon se ka para-kontratë me Realin

Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, thotë se ai nuk e ka të garantuar se do të transferohet te Reali i Madridit gjatë verës.
Reali është favorit për të siguruar shërbimet e francezit, i cili megjithatë mohon se ka nënshkruar para-kontratë me gjigantin spanjoll.
“Jo, jo dhe jo. Nuk kam nënshkruar ndonjë para-kontratë me Real Madridin, nuk kam nënshkruar asgjë. Dua t’i di planet e Bayernit. Dua të di nëse duhet të qëndroj ose duhet të largohem”, ka thënë Ribery me këmbëngulje në një prononcim të fundit.