17 dhjetor 2009

Ribery kërkon garanci

Pas deklaratave të presidentit të Bayern Munichut, Uli Hoeness, i cili kishte thënë se mesfushori Franck Ribery mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni nëse nuk vazhdon kontratën në pranverë, ka ardhur përgjigja e yllit francez.
“Vazhdimi i kontratës me Bayernin është i lidhur me një kusht, që të ndërtohet një ekip që mund të fitojë Ligën e Kampionëve dhe në këtë moment skuadra jonë nuk është në shkallën e duhur për ta arritur këtë. Por, fatmirësisht është ende herë dhe në futboll mund të ndodhë gjithçka”, tha Ribery.