09 dhjetor 2009

Ribery : Bayerni nuk do ta fitoj CL

Superfuqia gjermane Bayern Munchen ka impresionuar me një fitore prej 4-1 si mysafir i Juventusit të martën mbrëma në Olimpico, por, mesfushori i Bayernit Franck Ribery ndjen se Bayerni nuk mund ta fitoj këtë garë.

“ Është vështirë të thuash se Bayerni është mjaft i fortë. Unë ndjej se ekipi ynë është mjaf i mirë për të fituar BundesLigën dhe DFB Pokal.”

“ Sidoqoftë, për mendimin tim, nuk jemi dhe aq të mirë, sa ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Janë vetëm katër ekipe të afta për ta fituar : Chelsea, Manchester United, Barcelona dhe Real Madridi. Ne nuk mund të krahasohemi me ata në këtë moment.” përfundoi Ribery për Kicker.