09 dhjetor 2009

Renova kampion vjeshtor në Maqedoni

Ekipi shqiptarë i ligës së parë të Maqedonisë në futboll, Renova, ka shënuar fitore të lartë prej 4-0 në udhëtim ndaj ekipit Pobeda, për të forcuar kreun tabelës dhe për t’u shpallur kampion vjeshtor në vendin fqinj.

Rivali kryesor i ekipit nga Xhepçishti i Tetovës, Rabotniçki, ka pësuar 2-0 ndaj Sileks, duke i lejuar Renovës të shtojë në 5 diferencën e pikëve, me edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Golat për ekipin shqiptar i shënuan Ylber Aliu (14’), Blagoja Todorovski (44’), Muharem Bajrami (50’) dhe Fisnik Gashi (84’).

Ndërkohë ekipi tjetër shqiptar i ligës së parë të Maqedonisë në futboll, Milano, është mposhtur me rezultat të thellë prej 6-0 nga Teteksi, duke u zhytur edhe më shumë në fundin e tabelës./