07 dhjetor 2009

Reina vazhdon në Liverpool

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, shpreson që bisedimet rreth vazhdimit të kontratës së portierit Pepe Reina të finalizohen në muajt e ardhshëm.
Gjiganti nga Anfield ka bërë të ditur se ka filluar bisedimet rreth vazhdimit të qëndrimit të portierit spanjoll dhe Benitez dëshiron ta mbajë Reinan me çdo kusht.
“Ne jemi shumë të kënaqur me të. Ai është përmirësuar çdo vit dhe ka qenë gjithmonë pozitiv. Pepe është shumë i lumtur këtu dhe nuk besoj se do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës”, tha Benitez.