13 dhjetor 2009

Redsat të pafuqishëm përballë Topçinjve

Ndeshja kryesore e javës së 16-të në Ligën Premier, është zhvilluar në Anfield ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit.
Topçinjtë kanë shënuar fitore me rezultat prej 2-1 në shtëpinë e Liverpoolit, për të konfirmuar edhe njëherë formën e dobët të të zgjedhurve të Rafael Benitez.
Të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Dirk Kuyt (41’) dhe me epërsi minimale të Të Kuqve përfundoi pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, Arsenali u kthye në lojë për ta përmbysur rezultatin.
Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Glen Johnson gaboi portën, ndërsa menjëherë pas (58’), Andrey Arshavin kaloi Topçinjtë në epërsi.
Vendasit deri në fund të takimit nuk arritën të ndryshojnë asgjë, dhe ky ishte një dështim i radhës për Redsat.