16 dhjetor 2009

Redknapp: Liverpooli ende në garë për titull

Bossi i Tottenham Hotspur Harry Redknapp beson se Liverpooli nuk është jashtë garës për titullin e Premier Ligës, por pranon se do të jetë vështirë për Liverpooli ta fitoj atë.
“ Liverpooli nuk është jashtë garës. Ata kanë zhvilluar ndeshje të mira, i kam shikuar ato.”
“ Ata mund ti fitojnë katër ndeshjet e radhës dhe mund ta vendosin vetën prap në garë. Ata janë të aftë që ta vazhdojnë gjahun.”
“ Mund të ndryshoj javë më javë por Liverpooli ka potencial ta bëj atë, sepse ata janë outsider. Nuk qëndroj këtu palidhje duke thënë se ata do të fitojnë, sepse mendoj që nuk do ti fitojnë, por nuk do thoja se nga këndi i tyre është e pamundshme.” Deklaroi Redknapp për Highgate Express.