07 dhjetor 2009

Reali nuk është interesant

Kaka ka dalur në skenë me disa kritika që pas ardhjes së tij në Real Madrid, duke pohuar se Merengezët nuk janë duke i argëtuar aq sa duhet tifozët e tyre.
Duke folur për RAI TV, Kaka ofroi mendimin e tij për sezonin deri tani duke thënë:
“ Ne po tentojmë të gjejmë identitetin tonë.”
“ Nuk është lehtë, na pengon që nuk po mundimi të jemi interesant. Nuk është lehtë ta krijosh një ekip.”
“ Nuk është pyetje e transferimit të lojtarëve të rinj. Barcelona ka luajtur me vite me këta lojtarë, kurse ne jemi 8 ose 9 lojtarë të rinj.”
“ Na duhet edhe pak kohë.”
Sfida e radhës e Realit është nesër mbrëma me Marseillen në Velodrome, kur duhet të evitojnë një humbje të lartë për tu kualifikuar.