15 dhjetor 2009

Reali mendon shkëmbimin Nistelrooy – Carvalho

Real Madridi do të lansoj një ofertë në Janar për Chelsean respektivisht për qendërmbrojtësin Ricard Carvalho si pjesë shkëmbimi me Ruud Van Nistelrooyn, gjithnjë sipas një raporti nga The Daily Mail.
Los Blancos dëshirojnë ti përforcojnë radhët e veta pas lëndimit të Pepes, i cili do të mungoj deri në fund të sezonit.
Van Nistelrooy do të mbulonte kërkesat e Chelseat në Janar për shkak të mungesave të lojtarëve afrikan, kur Didier Drogba dhe Salomon Kalou nuk do të jenë në Londër.
Real Madridi raportohet se është dhe pas Nemanja Vidicit të Manchester United, por Florentino Perez njihet si adhurues i Carvalhos.
Ai dëshiroi ta transferonte atë në 2004 para se Chelsea të dilte me një ofertë prej 20 milion eurosh.