15 dhjetor 2009

Real s’kërkon zëvendës të Pepes

Sipas të përditshmes spanjolle As, komiteti sportiv i Real Madrid ka vendosur që mos ta kërkojë zëvendësuesin e mbrojtësit portugez Pepe, në afatin kalimtar të janarit.
Pas shumë emrave që qarkullonin ditëve të fundit në shtypin spanjoll, si zëvendësues të të lënduarit portugez, të martën ka arritur përgënjeshtrimi.
Shtabi teknik i Merengues është i bindur se mund ta mbulojë mungesën e Pepes me futbollistët që posedon ekipi, me Sergio Ramos, i cili mund të rikthehet në pozitën e qendër mbrojtësit.